×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mega aksioni “Pika”: InDoks sjell emrat e 50 të arrestuarve, komandantë, togerë e doganier

    Insajderi
    20 March 2022 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksion i madh kundër krimit e korrupsionit është zhvilluar të hënën nga Inspektorati i Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të shtetit. Aksioni u përkrahë edhe nga Policia e Kosovës, Dogana e Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

    50 zyrtarët e shtetit, policë, togerë, komandantë e doganier po dyshohen sipas prokurorisë se pronën e shtetit e e shndërruan në pronë private.

    Nën llupën e hetuesve ishin zyrtarët e dy pikat kufitare Qafë Morinë e Qafë Prush.

    InDoks ka siguruar emrat e të gjithë të arrestuarve.

    Operacioni “Pika” ka prangosur 25 zyrtarët policorë të pikës kufitarë Qafë Morinë dhe ata janë: Ahmet Krasniqi, Ahmet Shabanaj, Agim Hadërgjonaj, Besim Lokaj, Demë Lokaj, Fatmir Sadiku, Fazli Gjombalaj, Gani Ahmeti, Gëzim Hoxhaj, Gzim Shabani, Gëzim Turkaj, Haki Dobraj, Hamez Puka, Hysen Hasani, Isa Dobraj, Ismet Deva, Ismet Tahiraj, Kadri Selmonaj, Lush Himaj, Mergim Bekaj, Rasim Tolaj Skënder Meta, Xhemë Hadergjonaj, Xhevdet Haklaj dhe Xhavit Lokaj. 

    22 zyrtarë policorë dhe dy doganierë janë prangosur në pikën kufitare Qafë Prush:  Artan Thaqi, Agron Bejtullahu, Afrim Deda, Avdi Perolli, Benon Këpuska, Isa Ibrahimi, Kreshnik Arllati, Labinot Morina, Malë Berisha, Mehmet Manxhuka, Osmon Smajlaj, Sami Hajdari, Shaqir Krasniqi, Uran Mati, Aqif Blyta, Blerim Xhiha, Bardhec Berisha, Burim Kajtazi, Bekim Berdynaj, Kol Biblekaj, Mehdi Ukshini, Ramiz Ahmetaj dhe dy zyrtarët doganorë, Enis Turtulla dhe Senad Zherka.

    Për çka dyshohen këta zyrtarë? Secili prej tyre del që është kapur në kamerë e përgjim më shumë se sa një herë duke marrë ryshfet.

    Dosja e siguruar nga InDoks zbulon se ryshfeti merrej prej gjerave më të vogla si kalimi i kufirit pa dëshmi të vaksinës ose testit anti-covid e deri te kalimi i 500 kilogramëve me bimë shëruese, që dyshohet se ishte drogë mariuhanë.

    Këtij rasti Inspektorati Policor dhe Prokuroria Speciale i kanë kushtuar një vëmendje të theksuar në dosje. Rasti ndodhi më 25 gusht 2021.

    Detaje të thënë për herë të parë mund ti shihni në dokumentarin e realizuar nga InDoks:

    Pika e Zezë e Policisë, Dosja ekskluzive e korrupsionit në Policinë e Kosovës:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark