Megan Fox ndryshon tërësisht pamjen - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Megan Fox ndryshon tërësisht pamjen

    Insajderi
    09 October 2021 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Megan Fox ka ndryshuar ngjyrën e zezë të flokëve për një rol filmi dhe ajo i tregoi rezultatet përmes një postimi në Instagram, të premten (8 tetor).

    Aktorja e “Jennifer’s Body”, 35 vjeç, postoi një fotografi duke treguar se është bërë bionde, duke lyer flokët me një nuancë gri të çelët.

    “Kështu duket vajza e djallit. Vjen në pranverën e 2022”, shkroi në mbishkrimin e imazhit brunja e famshme e kthyer tani në bionde.

    Filmi “Johnny & Clyde”, përveç Megan, përfshinë edhe aktor tjerë të njohur si: Tyson Ritter, Bai Ling dhe Vanessa Angel dhe është një paraqitje e re në historinë e famshme të Bonnie dhe Clyde.

    Filmi aktualisht është duke u xhiruar në Rhode Island dhe pritet të publikohet vitin e ardhshëm.

    Ndryshe, kujtojmë që Megan aktualisht po shijon romancën me yllin e muzikës, Machine Gun Kelly.

    Aktorja është nënë e tre fëmijëve nga martesa me aktorin, Brian Austin Green.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark