Meghan Markle ‘dëshpërimisht’ donte ‘të merrte pjesë në festën e ditëlindjes së 60-të të Barak Obamës, por nuk u përfshi në listën e mysafirëve, ka pohuar biografja e Princit Harry.
Duka dhe Dukesha e Sussex-it nuk morën pjesë në festën luksoze të organizuar nga ish-presidenti amerikan në Martha’s Vineyard të shtunën. Ai ftoi të famshmëm si: John Legend dhe Chrissy Teigen, mikun e Meghan, Gayle King, George Clooney, Jay-Z dhe Beyonce, shkruan DailyMail.
Dhe sipas ekspertes mbretërore dhe autores Angela Levin, e cila shkroi librin biografik të Princit Harry, mendohet se Barack dhe Michelle,të dy 57 vjeç, nuk e përfshinë kurrë Harryn, 36 vjeç dhe Meghanin, 40 vjeçe, në listën e 475 të ftuarve VIP.
Angela tha për The Sun: “Më thanë që pavarësisht se pohoi se nuk ishte në gjendje të merrte pjesë, Meghan dëshpërimisht donte të ishte mysafire speciale në festën mahnitëse të Obamës. Por fakti është se Harry dhe Meghan kurrë nuk ishin as në listën origjinale”.
Ndërkohë ajo shtoi se Çifti Obama donin të bënin një “hap prapa” nga çifti Sussex në respekt të Mbretëreshës.
“Unë jam i sigurt se nëse ata thonë se ne mund të merremi vetëm me një vëlla dhe gruan e tij – ju nuk mund t’i keni të dy sepse ata janë kaq larg tani – ata do të shkojnë drejt Williamit”.
“Çifti Obama qartë e konsideronin gjithmonë Harryn shumë, por jam i sigurt se ata mund të shohin përmes Meghanit”, shtoi ajo.
“Ata mund të qëndrojnë përreth, por nuk do të jenë aq miqësorë sa dikur”, shton biografja.
Çifti Obama u takuan për herë të parë me Madhërinë e saj në vitin 2009 në samitin e G20, dhe në vitin 2011 monarku i priti ata në një vizitë tre-ditore shtetërore.
Kur Duka i Edinburgut vdiq në prill, në moshën 99 -vjeçare, Obama postoi një dedikim në Twitter, duke shkruar: “Përmes shembullit të tij të jashtëzakonshëm, Lartësia e tij mbretërore Princi Philip vërtetoi se partneriteti i vërtetë ka vend si për ambicie ashtu edhe për vetëmohim – të gjitha në shërbim të diçkaje më të madhe”.