Meghan Markle ka njerëz që e duan dhe kanë dëshirë ta ndjekin në rrjete sociale mirëpo për fatin e tyre të keq ajo nuk përdorë rrjete sociale, shkruajnë mediat e huaja.
Gjatë samitit “Gratë më të fuqishme Next Gen”, ajo ka folur lidhur me këtë çështje dhe thotë se ndonjëherë më mirë është të mos dish.
Meghan madje është e shqetësuar për njerëzit të cilët janë të fiksuar pas rrjeteve sociale.
“Unë jam shumë e shqetësuar për njerëzit që janë të fiksuar me to. Kam vendosur që të mos kem asnjë llogari, kështu që nuk e di se çfarë po ndodh atje, dhe në shumë mënyra kjo më ndihmon. Mendoj se është e pashëndetshme për shumë njerëz. Ajo që i bëhet shëndetit tuaj mendor dhe emocional është vërtet e dëmshme”, u shpreh Meghan.