Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, i quajti lajmet e fundit e fundit për sulmin e raketave ruse ndaj Polonisë shqetësusese.
Mehaj, ka thënë se ekspansioni i agresorit rus nuk duhet lejuar të ndodhë në asnjë mënyrë.
Ai shkroi se ‘qëndrojmë të palëkundur me partnerët tanë për të premtuar një përgjigje të fortë dhe të unifikuar siç e kërkon situata’.
“Lajmet e fundit për sulmin raketor rus ndaj Polonisë janë vërtetë shqetësuese. Ekspansionimi i agresorit rus nuk duhet lejuar të ndodhë në asnjë formë”, ka shkruar Mehaj.
Ministri shtoi se mbrojtja e sovranitetit, ruajtja e paqes dhe stabiliteti janë obligim.
“Ne bashkohemi në dënimin e këtij sulmi dhe qëndrojmë të palëkundur me partnerët tanë për të premtuar një përgjigje të fortë dhe të unifikuar siç e kërkon situata. Mbrojta e sovranitetit, ruajta e paqes dhe stabilitetit është obligimi ynë!”.