×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mehaj tregon se si ushtarët e FSK-së e festuan Pavarësinë në Turqi

    Insajderi
    18 February 2023 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bëri të ditur se të premten kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Hatay të Turqisë është vizituar nga ushtarakë turq për t’u uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

    Mehaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se miku më i mirë është ai që ke përkrah në ditë të vështirë!.

    “Edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, ushtarakë të forcave turke gjetën kohë të vizitojnë ushtarakët tanë në zonën e operacionit të kërkim- shpëtimit, për t’u uruar Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Mehaj.

    Postimi:

    Kontingjenti ynë festoi 15 vjetorin e Pavarësisë në Hatay të Turqisë.

    Edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, ushtarakë të forcave turke gjetën kohë të vizitojnë ushtarakët tanë në zonën e operacionit të kërkim- shpëtimit, për t’u uruar Ditën e Pavarësisë.

    Gjithashtu, komandot e forcave turke në shenjë mirënjohje e falënderimi për gjithë mbështetjen e ofruar nga shteti dhe ushtria jonë dhuruan flamurin e Republikës së Turqisë.

    Miku më i mirë është ai që ke përkrah në ditë të vështirë!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark