Meli Holding falënderon partitë politike, iu uron suksese të gjithëve: Të bashkuar për zhvillimin e Podujevës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Biznes
  • Biznes

    Meli Holding falënderon partitë politike, iu uron suksese të gjithëve: Të bashkuar për zhvillimin e Podujevës

    Insajderi
    05 October 2025 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania Meli Holding ka shprehur mirënjohje për të gjitha subjektet politike që i kanë vizituar gjatë fushatës zgjedhore për komunën e Podujevës, duke vlerësuar angazhimin e tyre dhe gatishmërinë për bashkëpunim me biznesin vendor.

    Përmes një njoftimi, kompania thekson se politika nuk duhet të shihet vetëm si garë për pushtet, por si përgjegjësi për të ndërtuar ura besimi, drejtësie dhe zhvillimi në shërbim të qytetarëve.

    “Gara është e përkohshme, por vizioni i përbashkët për të mirën e qytetit është i përhershëm. Ne e çmojmë guximin e secilit subjekt politik që dëgjon zërin e qytetarëve dhe vlerëson punën e ndershme të biznesit vendor. Le të fitojë jo vetëm një parti, por Podujeva jonë – me punë, me respekt dhe me shërbim të drejtë ndaj qytetarëve”, thuhet në deklaratën e Meli Holding.

    Mensur Bunjaku, pronari i kompanisë, tha se vizitat e kandidatëve për kryetar komune janë pritur me nderim dhe konsideratë, duke shtuar se tradita e mikpritjes mbetet e gjallë në shtëpinë e tyre, ashtu siç ishte amaneti i babait të ndjerë.

    “Shtëpia dhe sofra e familjes sonë kanë qenë gjithmonë të hapura për vëllezërit tanë të Llapit, Gollakut, të gjithë Kosovës dhe mbarë shqiptarësisë. Këto ditë jemi ndjerë të nderuar që kandidatët për kryetar nuk na harruan. Jemi shumë mirënjohës për respektin dhe diskutimet që kemi pasur me ta. Komuna jonë, Podujeva, është e fortë dhe e madhe sepse ka njerëz dhe udhëheqës të mëdhenj. Ta bëjmë Llapin të parin!”, përfundoi Bunjaku.

    Më poshtë pamjet tjera nga vizita në Meli Holding, të kandidateve për kryetar të Podujevës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark