Insajderi
Showbiz

Melinda reagon, tregon se a është shtatzënë

Insajderi
23 October 2025 - 18:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Melinda reagon, tregon se a është shtatzënë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vetëm pak javë pasi u fejua me partnerin e saj Granit Muhaxherin, këngëtarja Melinda Ademi është vënë në qendër të vëmendjes për një arsye tjetër.

Në media online u aludua se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël.

Vulën këtyre aludimeve u dha në një video e publikuar nga vetë Melinda në Instastory, ditë më parë, ku shihej brenda në avion, dhe ndjekësit vunë re barkun e saj, i cili nuk ishte në format e duhura që jemi mësuar ta shohim gjithnjë këngëtaren.

Pas këtyre zërave, Melinda ka zgjedhur të reagojë vetë.

Ajo ka publikuar një foto të re me një gotë vere në dorë dhe me një mesazh që i ka vënë kapakun çdo hamendësimi:

“Nuk jam shtatzënë… ha kur jam e lumtur”

Me këtë reagim plot humor, Melinda ka bërë të qartë se nuk është shtatzënë, duke i dhënë fund spekulimeve që kanë qarkulluar ditëve të fundit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark