Pas publikimit të këngës së dytë ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi, bëri publike lidhjen me ish-konkurrentin tjetër të këtij programi, Andi Shehu.
Melisa ka bërë publike lidhjen përmes një fotografie nga klipi i këngës, derisa të gjithë ndjekësit e kanë uruar për lidhjen me Andin.
Madje ajo në postimin në ‘Instagram’, shkroi se Andi është e gjithë bota për të.
Por, dyshimet për lidhjen e Melisës me Andin ishin ngjallur qysh moti, ani pse asnjëri nga ta nuk e kishte pranuar një gjë të tillë.
Shpeshherë ndjekësit kanë kapur ‘mat’ dyshen që një kohë të gjatë duke u shoqëruar së bashku, pasi Melisa kishte lënë emisionin se nuk po e gjente “shpirtin binjak”, e që duket se e kishte gjetur kohë më parë.
Tani pasi kanë bërë publike lidhjen e tyre, Melisa ka vazhduar të postojë fotografi e video me Andin nga përditshmëria e tyre.
Së fundmi, ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj personale në “Instagram”, ku shihet e lumtur në krah të Andit.