Melisa rikthehet në Për’puthen: Menduat se më hoqët qafe - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Melisa rikthehet në Për’puthen: Menduat se më hoqët qafe

    Insajderi
    12 February 2021 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në “Për’Puthen Prime”, konkurrentja Melisa Lleshi kërkoi largimin nga emisioni në studio largimin e saj nga emisioni. Të premten e javes se pare, ajo preferoi të mos zgjidhte asnjë djalë për takimin e javës, duke u shprehur se të dielën do të shprehte një vendim.

    “Nuk mbaj dot më”- u shpreh konkurrentja duke veçuar thashethemet e shumta si arsyen kryesore për marrjen e vendimit të saj. Melisa tregoi se kishte një ngarkesë emocionale për shkak të sulmeve të shumta të konkurrentëve me njëri-tjetrin, ndaj kishte disa javë që kërkonte të largohej.

    Ajo u shpreh se nuk e shihte asnjërin prej meshkujve konkurrentë si partnerin e ardhshëm të jetës. Melisa vendos të largohet në një moment delikat, kur prej disa ditësh në media po qarkullon lajmi se ajo dhe Andi, janë prej disa kohësh në një lidhje së bashku.

    Mirëpo, Melisa është rikthyer sot sërish në “Për’puthen” me një tjetër mision. Pas Ana Kaurit, ajo do të moderojë emisionin deri në kthimin e Bora Zemanit, e cila është infektuar me Covid-19. Të gjitha vajzat do të jenë me radhë në moderim dhe gjatë largimit të saj, Melisa shprehu “pendesën” që po ikte pa moderuar emisionin.

    Mirëpo, duket se kjo dëshirë i është plotësuar dhe pavarësisht faktit që nuk është më pjesë e emisionit, Melisën e shohim sonte në drejtimin e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark