Insajderi
Botë

Meloni para takimit në Uashington: Nuk do të jetë aspak e lehtë, por ka shkëndija shprese për dialog

Insajderi
18 August 2025 - 18:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Meloni para takimit në Uashington: Nuk do të jetë aspak e lehtë, por ka shkëndija shprese për dialog
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka paralajmëruar se “nuk do të jetë aspak e lehtë” për luftën në Ukrainë, duke shprehur një ton pesimist përpara takimit të saj në Uashington.

Në një deklaratë të lëshuar, udhëheqësja italiane theksoi se beson që “duhet të shqyrtojmë të gjitha zgjidhjet e mundshme”, duke shtuar se “nuk ka zgjidhje të lehta”.

“Unë besoj se duhet të shqyrtojmë të gjitha zgjidhjet e mundshme për të siguruar paqen dhe sigurinë për kombet tona. Puna që do të bëjmë sot është e rëndësishme”, u shpreh Meloni.

Ajo shtoi më tej se “më në fund ka shkëndija shprese për dialog”, duke lënë të kuptohet se megjithëse sfidat mbeten të mëdha, mundësitë për bisedime nuk janë shuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark