×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Memli Krasniqi: A e dini se fleta e Deklaratës së Pavarësisë është mbi 200 vjet e vjetër?

    Insajderi
    14 February 2023 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka treguar se pergamena në të cilën është shkruar Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është e vjetër mbi 200 vjet.

    Krasniqi, gjithashtu ka treguar se pergamena e vjetër i është bërë dhuratë Kosovës, nga Muzeu i Londrës në Angli.

    Përmes videos të cilën ai e ka publikuar në Facebook ka thënë se e gjithë puna është bërë nga profesori, Shyqri Nimani.

    “Besoj i keni parë të gjithë pamjet e artistit tonë të shquar profesor, Shyqri Nimani, duke e shkruar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Por, a e dini se pergamena në të cilën është shkruar Deklarata e Pavarësisë është mbi 200 vjet e vjetër”, ka treguar Krasniqi.

    Tutje ai ka thënë se: “kjo pergamenë e vjetër i është bërë dhuratë shtetit tonë nga Muzeu i Londrës në Angli. Profesori, Shyqri, që ka bërë një punë fantastike me shkrimin e tij e ka filluar punën e tij në mbrëmjen e 16 shkurtit dhe pas mbi 16 orësh punë e ka përfundu shkrimin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Deklarata origjinale që nga 17 Shkurti 2008 gjendet në Kuvendin e Kosovës!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark