Insajderi
Lajme

Memli Krasniqi fton shqiptarët në protestën e Shkupit në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë

Insajderi
09 December 2025 - 20:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Memli Krasniqi fton shqiptarët në protestën e Shkupit në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka ftuar të gjithë shqiptarët për pjesmarrje masive në protestën e cila do të mbahet më 13 dhjetor, në ora 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup në mbrojtje të krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Pas Prishtinës dhe Tiranës, këtë të shtunë, jehona për drejtësi e shqiptarëve do të ngrihet fuqishëm edhe në Shkup. Më 13 dhjetor, në ora 13:00, në Sheshin “Skënderbeu”, bashkohen zërat nga të gjitha trojet për të mbrojtur dinjitetin, të vërtetën dhe luftën e drejt të UÇK-së. Një protestë gjithëkombëtare, një kauzë e përbashkët. Drejtësi dhe liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Krasniqi në faqen e tij në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark