Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vlerësuar përmbylljen e fushatës zgjedhore si një proces shembullor, të karakterizuar nga bashkimi, energjia pozitive dhe besimi për ndryshim.
Krasniqi ka theksuar se gjatë gjithë fushatës është ndjerë shpresë dhe vendosmëri në mesin e qytetarëve, duke e cilësuar atë si një fushatë që ka reflektuar unitet dhe angazhim për të ardhmen e vendit. Ai ka ripërsëritur mbështetjen e tij për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke e cilësuar atë si zgjedhjen më të mirë për Kosovën.
“Bedri Hamza është zgjedhja më e mirë për Kosovën”, ka theksuar Krasniqi, duke u bërë thirrje qytetarëve që nesër të dalin masivisht dhe të votojnë Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 130.
Sipas tij, vota për PDK-në është votë për ndryshim, bashkim, stabilitet dhe mirëqenie, ndërsa ka përfunduar mesazhin me thirrjen: “Bashkë. Përpara.”