Insajderi
Lajme

Memli Krasniqi pas votimit: Sot është ditë e mirë për Kosovën dhe komunat tona

Insajderi
09 November 2025 - 11:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Memli Krasniqi pas votimit: Sot është ditë e mirë për Kosovën dhe komunat tona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ushtruar të drejtën e votës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale dhe ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve.

Ai ka theksuar se kjo ditë është e rëndësishme për Kosovën dhe për komunat, duke i ftuar qytetarët që të dalin në votime dhe të japin kontributin e tyre në përcaktimin e drejtimit të qeverisjes lokale.

“I ftoj qytetarët e vendit tonë që të dalin dhe të marrin pjesë, pavarësisht zgjedhjes së parë që kanë bërë, sepse secili prej tyre duhet dhe mund ta luajë një rol të rëndësishëm për t’i dhënë drejtim komunave ku jetojnë, në katër vitet e ardhshme,” tha Krasniqi.

Ai shtoi se pret që procesi i sotëm zgjedhor të përmbyllet me sukses dhe të reflektojë vullnetin e lirë të qytetarëve.

“Është një ditë e mirë për Kosovën, është ditë e mirë për komunat dhe besoj që sot përfundimisht do të kemi një përmbyllje të një procesi që i jep drejtim vendit tonë për katër vitet e ardhshme,” deklaroi Krasniqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark