Memli Krasniqi për Presidenten Osmani: Është e heshtur dhe e paguximshme – Insajderi
×
Insajderi

Memli Krasniqi për Presidenten Osmani: Është e heshtur dhe e paguximshme

Insajderi
23 June 2023 - 08:28
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për mungesë të reagimit në çështje të rëndësishme për vendin.

Sipas tij, Presidentja ka heshtur dhe nuk ka pasur guxim të flasë për çështjet e rëndësishme që kanë ndodhur në Kosovë.

“Presidentja është dashur të hënën të na thërras, po ajo as të hënën, as këtë që kaloi nuk e ka marrë asnjë veprim, përkundrazi ka qenë e heshtur e paguximshme dhe me thënë një fjalë më racionale, që s’duhet t’i dëmtojmë raportet me ShBA-të ose me QUINT-in, me thënë se është e turpshëm ku e ka pru Kurti punën, që ShBA e ka përjashtu FSK-në nga Defender Europe. Të na tregojë cila është zgjidhja”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk ka shkuar në takim te Presidentja, sepse sipas tij nuk ka kurrfarë funksioni një gjë e tillë.


OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark