Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në vazhdën e publikimeve për faktet që lidhen me pavarësinë është shfaqur me djalin e ish-presidentit, Hashim Thaçi, Endritin.
Urime e 15 vjetorit të pavarësisë e bënë së bashku përmes një videoje, teksa Krasniqi e pyeti djalin e presidentit se sa vjeçar ka qenë kur u shpallë pavarësia.
Endriti tregon se babai i tij i kishte 39-vjet kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia.
“Endriti dhe unë ua urojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës të gjithë qytetarëve, kudo që jetoni. Por, po ashtu, Endriti ka një fakt interesant me e nda me ju për babain e tij, Hashim Thaçin”, ka shkruar Krasniqi.