Insajderi
Lajme

Mëngjes i ftohtë, parashikimi i motit për sot

Insajderi
18 November 2024 - 08:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mëngjes i ftohtë, parashikimi i motit për sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë, vende-vende me mjegull dhe ngrica, ndërsa dita relativisht e ngrohtë me temperaturë maksimale deri në 12 gradë Celsius. Minimalja -2 gradë Celsius.

Në Shqipëri më shumë vranësira. Parashihen alternime mes vranësirave e intervaleve kohore me diell. Reshje nuk pritet të ketë. Mot me diell dhe vranësira të pakta të hënën pritet të mbajë edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi. Më shumë vranësira priten në Mal të Zi, ndërsa në luginat e rajonit do të ketë mjegull të mëngjesit.

Të martën fillon ndryshimi gradual i motit. Priten intervale kohore me diell, por edhe vranësira të shpeshta dhe vende-vende do të fillojnë reshjet e shiut. Më shumë reshje priten në shumë pjesë të Shqipërisë, por nganjëherë edhe në Kosovë. Temperaturat nuk do të pësojnë ulje ende.

Të mërkurën intensifikim i reshjeve dhe rrebesheve të shiut sidomos orëve të mbrëmjes. Gjatë natës në Kosovë do të fillojnë reshje të dendura bore sidomos në veri dhe verilindje të vendit, por ndoshta edhe në disa zona tjera./MeteoBallkan


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark