Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkuar për vizitë në Azerbajxhan, menjëherë pas përfundimit të dy samiteve në Tiranë, ku u zhvilluan më 28 dhe 29 shkurt.
Në platformën “X”, një media vendase ka publikuar momentin teksa kryeministri Rama ka zbritur nga avioni, më tej, ata kanë zbuluar arsyen se pse Rama është për vizitë atje, ku kanë theksuar se do të bëhet hapja e ambasadës shqiptare në Baku.
Ndërkaq, presidenti i Azerbajxhanit, Ilhan Aliev, një vit më parë ka miratuar hapjen e ambasadës së vendit të tyre në Tiranë pas kërkesës së presidentit Bajram Begaj gjatë vizitës së tij në Tiranë.