×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Mercedes shpërblen 100 mijë punëtorë me një shumë parash që se ka bërë askush më parë

    Insajderi
    19 December 2021 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Daimler dhe Mercedes-Benz do të festojnë një vit të mirë biznesi duke paguar bonuse për punonjësit gjermanë të kualifikuar.

    Bordi dhe këshilli i punëtorëve të prodhuesit gjerman të veturave do të paguajnë një bonus për rreth 100 mijë punëtorë të kualifikuar në të gjithë vendin, duke shprehur mirënjohjen për punën e tyre gjatë vitit të penguar nga pandemia Covid-19, por edhe mungesa e çipave dhe vonesat e prodhimit.

    Daimler ende nuk ka shpallur rezultatet financiare për vitin 2021, por thekson se ishte jashtëzakonisht i suksesshëm.

    “Zhvillimi i jashtëzakonshëm i kompanisë sonë është një arritje ekipore”, deklaroi Sabine Kohleisen, anëtare e Bordit Drejtues të Daimler AG dhe Mercedes-Benz AG, menaxhere e Burimeve Njerëzore dhe drejtore e Marrëdhënieve të Punës.

    “Dëshiroj të falënderoj nga zemra të gjithë kolegët e mi që kanë kontribuar në këtë arritje me përkushtimin e tyre të madh. Duke qenë se viti i kaluar nuk ka qenë i lehtë, jam i kënaqur që mund t’u paguaj punonjësve tanë një bonus”.

    Daimler shpesh paguan shpërblime për punonjësit e vetë në Gjermani, por kjo shumë nuk ishte aq e madhe sa këtë vit. Për krahasim, prodhuesi gjerman i veturave u dha punonjësve një bonus për ndarjen e fitimit prej 597 euro në fillim të vitit 2020 dhe një bonus një herë deri në 500 euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark