×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mërgim Lushtaku gjuan me ujë, sulmohet nga Besnik Bislimi- kështu nisi dhuna në Kuvend

    Insajderi
    13 July 2023 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku ishte i pari që gjuajti me ujë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ky i fundit ishte duke folur në foltrën e Kuvendit. Ndërsa, zëdhënëskryeministri Besnik Bislimi sulmoi Lushtakun.

    Përleshja ka eskaluar ku u përfshinë pothuajse të gjithë deputetët dhe ministrat.

    Nga ana tjetër, kryeparlamentari Glauk Konjufca njofton për një pauzë prej 30 minutash.

    “Shkojmë në pushim 30 minuta. Kurse ata që janë përgjegjës për sigurinë ta vazhdojnë punën e tyre për gjithçka që është e nevojshme”, tha Konjufca.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark