Insajderi
Lajme

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në kufij arrijnë deri në dy orë

Insajderi
19 December 2025 - 16:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në kufij arrijnë deri në dy orë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Diaspora ka nisur të rikthehet në Kosovë, dhe pritjet nëpër pikëkalimet kufitare po rriten ndjeshëm.

Sipas statistikave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikëkalimin kufitar në Merdarë, pritjet për të hyrë në Kosovë arrijnë deri në 1 orë, ndërsa për të dalë, pritjet shkojnë deri në 40 minuta.

Pritjet më të gjata regjistrohen në Jarinje, ku për të hyrë në Kosovë qytetarët presin deri në 2 orë, ndërsa për të dalë pritjet janë nga 10 deri në 15 minuta.

Një pikë tjetër e ngarkuar me kolona është ajo te Dheu i Bardhë, ku pritjet për mërgimtarët që rikthehen në atdhe shkojnë deri në 50 minuta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark