×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Mërgimtari që la Gjermaninë për Kosovën, tani kultivues i bimëve më të veçanta në vend

    Insajderi
    19 May 2022 - 17:53

    Dashuria për atdheun ndonjëherë të vendos në shtigje të rrezikshme të cilat me forcë dhe guxim mund t’i tejkalosh.

    E tillë është edhe historia e Sherif Bytyqit nga Klina, i cili vendosi që në vitin 2000 të kthehet në vendlindje pasi jetoi një kohë të gjatë në Gjermani.

    Ai me punen dhe eksperiencën e krijuar atje vendosi ta sjellë në Kosovë një frymë të re, duke bërë kultivimin e një numri të madh bimesh, disa të rralla të cilat gjinden vetëm në fidanishten e tij.

    Bytyqi vështirësitë që ka hasur në fillim të saj, dështimet por edhe mosdorëzimin e tij karshi këtij profesioni e ka shikuar gjithmonë me pozitivitet.

    Frytet e suksesit i ka parë pas nëntë vitesh, pas një pune të pandalshme të tij dhe familjes.

    Përkushtimi dhe pasioni ka bërë që biznesi i tij, që më herët matej me rreth një ari, tani të kalojë një numër të madh hektarësh.

    Bimët të cilat kultivohen në fidanishte i takojnë llojeve dhe madhësive të ndryshme.

    Kujdes maksimal këto bimë kërkojnë në secilën stinë të vitit, por disa prej tyre kanë edhe disa karakteristika për sa i përket mirëmbajtjes së tyre.

    E një bimë që kërkon kujdes të shtuar është një lloj druri që gjindet shumë rall në Evropë por kjo fidanishte e bënë prodhimin e saj.

    Puna e palodhur dhe besimi se do t’ia dalë e ka bërë Bytyqin tani të jetë një ndër prodhuesit më të mëdhenj të këtyre bimëve në Kosovë.

    Nga një fidan, Bytyqi arriti të bëhët një ndër kultivuesit më të mëdhenj të bimëve në Kosovë dhe inspirim për shumë të tjerë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark