Insajderi
Showbiz

Meriton Mjekiqi flet për arrestimin: Zhurmat na bëjnë edhe mirë …

Insajderi
29 October 2025 - 11:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Meriton Mjekiqi flet për arrestimin: Zhurmat na bëjnë edhe mirë …
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Moderatori i njohur dhe ish-finalisti i Big Brother Vip 3, Meriton Mjekiqi, ka reaguar publikisht ndaj lajmeve që qarkulluan ditëve të fundit, ku pretendohej se ai dhe i vëllai ishin arrestuar pas një zënke të rëndë. I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ai sqaroi me tone të qarta se gjithçka ishte e sajuar dhe larg të vërtetës.

“Dallimi mes së vërtetës dhe asaj që lexohet është shumë i madh”, – tha ai. “As jam arrestuar, as kam qenë në burg, as në arrati. Ka qenë një keqkuptim i plotë. Portalet abuzojnë sidomos me personazhet e showbizit”.

Meritoni u shpreh se nuk është hera e parë që emri i tij përdoret për klikime. Ai kujtoi një rast të vitit të kaluar, kur gjithashtu u publikuan lajme të rreme për një aksident që e shqetësuan familjen e tij.

“Zhurmat na bëjnë edhe mirë në aspektin e marketingut, por jo kur teprohet me akuza për arrestime”, shtoi moderatori. Ai tregoi se gjatë kohës që po qarkullonin lajmet, kishte parë një portal që raportonte për një “arrestim” të vitit 2019, të cilin e quajti trillim total.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark