Një pjesë të madhe të meritës për sukseset e Muhamed Ali në boks, i takon trajnerit Angelo Dundee. Ai, për më shumë se dy dekada si trajneri i boksierit të madh Muhammed Ali.
Dundee ka vdekur në vitin 2012 në moshën 90 vjeçare.
Dundee ka punuar gjithashtu me 15 boksierë të tjerë, të kurorëzuar si kampionë bote. Mes tyre bien në sy emrat e Sugar Ray Leonard, George Foreman dhe Jimmy Ellis, por ndër të gjithë këta spikat Muhammed Ali.
Trajneri Dundee ishte faktori kryesor në fitoren e bujshme të Ali ndaj George Foreman në 1974-ën, që u konsiderua në atë kohë si ndeshja e vitit./Insajderi.com