×
  • Sport
  • Sport

    Merkato: Shkëlqeu në Evropianin e vitit 2021 – Man. City arrin marrëveshje me yllin belg

    Insajderi
    22 August 2023 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kampioni i Anglisë, Manchester City, ka siguruar shërbimet e sulmuesit të krahut, Jeremy Doku.

    Mediumet britanike kanë raportuar të martën se City ka arritur marrëveshje me skuadrën e Rennesit për transferimin e belgut. Doku gjatë kësaj jave do t’u nënshtrohet kontrollimeve mjekësore përpara se të prezantohet me fanellën e ekipit anglez. Për kartonin e tij City do të paguajë në total 60 milionë euro.

    Doku te City do ta zëvendësojë algjerianin Riyad Mahrez, i cili javë më parë u transferua në Arabinë Saudite.

    Doku është pjesë e Rennesit prej vitit 2020, kur iu bashkua nga Anderlechti dhe vlerësohet ndër më të mirët në pozitën e tij në kampionatin e Francës. 21-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2025, ndërsa këtë edicion ka 1 gol në 2 ndeshje të luajtura. /Koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark