Merkel dhe Hollande nuk përjashtojnë sanksionet ndaj Rusisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Merkel dhe Hollande nuk përjashtojnë sanksionet ndaj Rusisë

    Insajderi
    20 October 2016 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë, Francois Hollande dhe Angela Merkel pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin e kanë akuzuar Moskën për bombardimet në Siri dhe kanë refuzuar që të përjashtojnë vënien e sanksioneve ndaj Rusisë.

    “Ajo që po ndodh në Aleppo është krim lufte. Një prej kërkesave është që bombardimet nga regjimi dhe mbështetësit e tij (rusë) duhet të përfudojnë”, tha presidenti francez, Francois Hollande pas një takimi një orësh ndërmjet tre liderëve në Berlin më 20 tetor, që u zhvillua pas pesë orëve të bisedimeve për paqen në Ukrainë.

    Kancelarja gjermane Angela Merkel, e ka dënuar fushatën ajrore në qytetin më të madh të Sirisë duke e cilësuar si “jonjerëzore dhe mizore”. Ajo i përshkroi bisedimet me Putinin për Sirinë si “shumë të vështira”, shkruan rel.

    Të dy udhëheqësit paralajmëruan se nuk do të përjashtojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, disa orë përpara një samite të Bashkimit Evropian ku roli i Rusisë në Siri është vënë për diskutim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark