Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se në qoftë se Evropa nuk do të ketë sukses në sigurimin e kufijve të saj, tregu i brendshëm ekonomik i bllokut do të vuajë pasoja të rënda.
“Në qoftë se ne nuk do të mbrojmë kufijtë tanë të jashtëm, atëherë kjo mund të çojë në një shqetësim serioz ne tregun e brendshëm”, tha ajo gjatë një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin hollandez Mark Rutte.
Kancelarja theksoi se liderët evropianë duhet të jenë tepër të kujdesshëm mos të bëjnë hapa mbrapa. Ajo gjithashtu tha se kritikat për ritmet rekord të ulëta të Bankës Qendrore Evropiane janë të merituara, por e mbrojti pavarësinë e bankës në përcaktimin e politikës monetare.
“Është e ligjshme që njerëzit në Gjermani të diskutojnë faktin se normat e interesit kanë qenë shumë herë më të larta, por që nuk duhet të ngatërrohet me ndërhyrjen në politikën e pavarur të BQE”, deklaroi Merkel.
Po ashtu edhe Mario Draghi mbrojti fuqimisht politikën e bankës, duke shtuar se normat e interesit nuk do të ndryshojnë për një kohë të gjatë.
Duke theksuar të drejtën e bankës për pavarësinë nga ndërhyrjet politike, Draghi gjithashtu i bëri thirrje qeverive të Eurozonës për të ndihmuar vendet me ekonomi të ngadaltë të ndërmarrin reforma të domosdoshme ekonomike.