Merkel: Marrëdhëniet Turqi-BE janë goditur rëndë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Merkel: Marrëdhëniet Turqi-BE janë goditur rëndë

    Insajderi
    27 April 2017 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marrëdhëniet Bashkimi Evropian – Turqi janë goditur rëndë nga veprimet e Qeverisë së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel.

    “Zhvillimet gjatë javëve të kaluara kanë goditur rëndë lidhjet Gjermani-Turqi, ashtu si edhe ato BE-Turqi”, tha Merkel para Parlamentit gjerman.

    Merkel shprehu shqetësimin se referendumi i 16 prillit në Turqi, për rritjen e pushtetit të Erdoganit, nuk është mbajtur në kushte të drejta.

    Por, ajo shtoi se nuk është as në interesin e Evropës, as të Turqisë që të largohen nga njëra-tjetra. “Do të punojmë drejt rikthimit të dialogut”, tha Merkel.

    Ajo përmendi edhe arrestimin në Ankara të korrespondentit të një gazete gjermane, Deniz Yucel, dhe tha se një veprim i tillë “nuk është në pajtim me një shtet kushtetues”.

    Yucel, gazetar i së përditshmes gjermane Die Welt, shtetas gjermano-turk, është arrestuar në shkurt nën akuzat për terrorizëm dhe është duke pritur gjykimin.

    Marrëdhëniet Gjermani-Turqi janë përkeqësuar pas përpjekjes për grushtshtet në Turqi, korrikun e kaluar, dhe goditjes së mëvonshme të autoriteteve turke mbi komplotistët e supozuar.

    Komentet e Merkelit vijnë një ditë pasi Turqia ka arrestuar mbi 1,000 njerëz nën akuzat se kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen, të cilin Erdogan e fajëson për orkestrim të grushtshtetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark