Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se ajo që ndodhi në Alepo është një turp. Ajo theksoi se për masakrat që ndodhën atje, Rusia dhe Irani do të mbajnë përgjegjësi. Sipas saj, krimet e kryera do të ndëshkohen.
“Diskutimi rreth ngjarjeve të Alepos është tejet trishtues. Është për tu turpëruar që në shekullin e 21 ndodhin ngjarje të tilla, që të thyejnë zemrën. Fatkeqësi të tilla s’mund të zgjidhen vetëm politikisht”, tha ajo për “Die Zeit”.
Evakuimet e banorëve të mbetur gjallë të Alepos kanë nisur prej dy ditësh. Presidenti francez Francois Hollond ka vlerësuar se evakuimi i shpejtë i popullsisë civile në Alepo është një situatë emergjente. /Insajderi.com