×
  • Lajme
  • Lajme

    Merkel viziton sërish Turqinë të hënën

    Insajderi
    06 February 2016 - 17:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kancelarja gjermane Angela Merkel do të udhëtojë të hënën në Turqi për të diskutuar me autoritetet turke mbi krizën e refugjatëve, njofton portali nga lindja e mesme ‘Rudaw’, raporton Insajderi.

    Kjo është vizita e dytë e saj në Turqi në pak muaj, pas asaj të zhvilluar në tetor. Turqia dhe Gjermania janë dy vendet që po mbajnë një peshë kryesore në administrimin e krizës së refugjatëve.

    Merkel ka për t’u takuar me kryeministrin Ahmet Davutogllu, me të cilin do të diskutohen përpjekjet për frenimin e vërshimit të refugjatëve në Europë. Kjo do të jetë dhe tema kryesore e dy udhëheqësve që patën një takim të shkurtër dy ditë më parë në Londër, gjatë zhvillimit të një konference të donatorëve për Sirinë.

    Procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE, si dhe marrëdhëniet dypalëshe, do të zënë vend në bisedimet që do të zhvillojë Merkel në vizitën njëditore. Mënjanë nuk do të mbetet dhe lufta në Siri, e posaçërisht operacionet ushtarake të Rusisë në veri të vendit.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark