Mero Baze publikon videon dhe ironizon Berishën: Duhet vizituar mos i shfaqet ajo sëmundja e moshës, gruaja dhe fëmijët s’duhet ta lënë vetëm rrugëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mero Baze publikon videon dhe ironizon Berishën: Duhet vizituar mos i shfaqet ajo sëmundja e moshës, gruaja dhe fëmijët s’duhet ta lënë vetëm rrugëve

    Insajderi
    27 March 2022 - 20:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri Sali Berisha tha ditën e sotme në një nga Foltoret e zhvilluara se në vitin 1998 i kishte të gjithë kunnër, por pavarësisht kësaj arriti të fitonte.

    Videon e kësaj deklarate të Berishës e ka publikuar gazetari Mero Baze, i cili thotë se në vitin 1998 e vetmja garë ka qenë Referendumi për Kushtetutën, të cilin PD e bojkotoi. Ai thotë se Berisha gënjen pasi e ka zakon, ndërsa ironikisht shton se gruaja dhe fëmijët nuk duhet ta lënë vetëm në rrugë ish-kryeministrin, pasi duhet vizituar se mos i është shfaqur sëmundja e moshës.

    “Ky thotë më 98 i kisha të gjithë kundër por fitova. Më 98 e vetmja garë ka qenë referenduni për kushtetutë. PD e bojkotoi ndërsa referendumi fitoi dhe pa PD. Kishte dhe disa zgjedhje te pjesëshme në Qershor që i humbi të gjitha si më 6 Mars.

    Nuk jam i shqetësuar se gënjen se atë e ka zakon.

    Thjesht duhet vizituar se mos i është shfaq ajo sëmundja e moshës dhe në këtë rast gruaja dhe fëmijët s’duhet ta lënë vetëm rrugëve”, shkruan Mero Baze.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark