×
  • Lajme
  • Lajme

    Merr detyrën Qeveria e re e Malit të Zi

    Insajderi
    07 December 2020 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e re e Malit të Zi, e cila për herë të parë pas gati tri dekadash nuk është formuar nga Partia Demokratike e Socialistëve, mori detyrën të hënën.

    Kryeministri i deritashëm, Dushko Markoviq, konfirmoi në Twitter se i ka dorëzuar detyrën kryeministrit të ri, Zdravko Krivokapiq.

    Emisioni i Indoks:

    “Shpresojmë se kjo Qeveri do të punojë në interes të Malit të Zi dhe të gjithë qytetarëve të tij”, tha Markoviq.

    Kryeministri i ri, Krivokapiq, dhe kabineti i tij, i cili përbëhet nga 12 ministra dhe një zëvendëskryeministër, janë zgjedhur në një seancë të Kuvendit të Malit të Zi, më 4 dhjetor.

    Ata i kanë mbështetur 41 deputetë nga gjithsej 81.

    Qeveria e re përbëhet nga tre koalicione, ndërsa dominohet nga partia Fronti Demokratik, e cila cilësohet si pro-serbe.

    Partia Demokratike e Socialistëve, e cila udhëhiqet nga presidenti Millo Gjukanoviq, i ka humbur zgjedhjet e 30 gushtit, për herë të parë në gati 30 vjet

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark