Insajderi
Lajme

Merr flakë banesa në Korçë, kaplohet nga zjarri edhe pronari i banesës

Insajderi
07 June 2024 - 09:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Merr flakë banesa në Korçë, kaplohet nga zjarri edhe pronari i banesës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një banesë në Korçë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit juglindor, ndërsa nga zjarri ka pësuar djegie trupore pronari i banesës, shtetasi K. Zh., rreth 89 vjeç.

Probleme me frymëmarrjen ka pasur edhe 47-vjeçarja me iniciale B.B, e cila kujdesej për të moshuarin.

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 4, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. Zh., rreth 89 vjeç, i cili për pasojë ka marrë djegie trupore dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, së bashku me shtetasen B. B., rreth 47 vjeçe, që kujdesej për pronarin e banesës, e cila kishte probleme me frymëmarrjen”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale./vizionplus.tv


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark