Një avion libian me 118 pasagjerë në bord u mor peng dhe u detyrua të ulet në një aeroport në Maltë.
Avioni Airbus A320 kishte si itinerar një linjë të brendshme brenda Libisë. Kompania fluturues Afriqiyah Airëays konfirmoi për mediat lokale pengmarrjen.
Raportimet fillestare flasin për dy persona që kanë kërcënuar se do të hedhin në erë avionin.
Kryeministri maltez, Josef Muscat deklaroi se forcat e sigurisë kanë rrethuar aeroportin ku u ul avioni, ndërsa më herë vetë autoritetet aeroportuale të ishullit të vogël konfirmuan përmes Tëitterit se kishte patus një ulje të paautorizuar në aeroportet e saj.
Një fotograf i Reuters thotë se avioni është i rrethuar nga një numër i madh forcat sigurie, ndërkohë që disa fluturime drejt Maltës janë devijuar për në Siçili.
Për momentin është ende e paqartë arsyeja e pengmarrjes së avionit.