Insajderi
Botë

Merret vendimi, ja me sa vite burg dënohet nëna e vrasësit të Ilaria Sulës

Insajderi
30 November 2025 - 21:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Merret vendimi, ja me sa vite burg dënohet nëna e vrasësit të Ilaria Sulës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëna e Mark Samsonit, 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, është dënuar me dy vite burg për fshehjen e kufomës. Nosr Manlapaz akuzohet se e ka ndihmuar të birin të zhdukte trupin e së resë pas krimit të 26 marsit.

Dy ditë më parë, gjyqtari miratoi marrëveshjen e pranimit të fajësisë, duke i dhënë Manlapaz dënim me kusht. Ndërkohë, seanca paraprake për gjyqin e Mark Samsonit është caktuar të nisë më 9 dhjetor.

Familja e viktimës reagoi ashpër ndaj vendimit. Ati i Ilarias, Flamur Sula, e quajti vendimin “të padrejtë”.

“Për ne, kjo nuk është drejtësi,” u shpreh ai. “Ne u shkatërruam nga ajo që pamë dhe dëgjuam, një gjyq që zgjati vetëm pesë minuta. Një person që pastroi litra gjak të vajzës sime që ishte hedhur në tualet… Për ne, kjo nuk është drejtësi.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark