Organizata PEN dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim, në kuadër të kampanjës “Mbroni fëmijët tuaj nga vrasësi i padukshëm” kanë mbajtur një aksion simbolik, para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.
Ky aksion është mbajtur me qëllim të thyejs së heshtjes së këtij institucioni për ndotjen e ajrit në Prishtinë, thanë organizatorët.
“Në Kosovë shpesh politikanët përdorin shprehjen “fëmijët dhe rinia janë e ardhmja e këtij vendi…” – shprehje e cila tashmë ka humbur çdo kuptim që ka patur. Sepse janë pikërisht fëmijët dhe të rinjtë (sigurisht, së bashku me grupet tjera) që po helmohen nga ajri në Prishtinë, janë ata që po i vuajn pasojat nga neglizhenca e institucioneve”, thuhet në komunikatën e PEN.
Kjo kamp ka për qëllim që të vetëdijsoj prindërit, mësuesit dhe të gjitha grupet tjera të shoqërisë, për rrezikun që i kanoset fëmijëve nga ndotja e ajrit. /Insajderi.com