Opinionisti i njohur shqiptar Arjan Konomi nuk preferon të flet për jetën e tij private.
Por, së fundmi i ftuar në emisionin “Kojshia show”, ku vendosi të shpalos diçka që nuk ishte bërë publike më herët, shkruan Indeksonline.
Ai rrëfeu për kohën e luftës në Kosovë ku kishte punuar si gazetar për mediat italiane dhe se kishte bërë shkrimin e parë në një media ndërkombëtare për UÇK-në.
Mes lotësh ai rrëfeu se si ia kishte shpëtuar jetën Albin Kurti në një incident qe kishte ndodhur.
“Albin Kurtin dhe Bujar Dugollin i kam njohur që atëherë kur ishin student, ata student me shpresa të mëdha. Në një moment mbeta keq në stacionin e autobusëve dhe kur shkova për të shkuar të Hotel Grandi ishte banda e Arkanit dhe ishin policia serbe dhe nuk po arrija të kontaktoja me Albinin se kisha ardhur por nuk kisha celular në atë kohë. Kisha një mënyrë për ta kontaktuar që ma kishte dhënë një italiane, por më ka shpëtuar një mik i imi Fadil Ismajli, po ta zbulonin se kisha pasaportë të Shqipërisë, jeta ime ishte në rrezik. Mund të më vrisnin serbët. Pastaj Albini më strehojë të një familje të Kodra e Trimave që jam munduar ta kujtojë emrin dhe që atje kam lëvizur për në Prizren, Gjakovë e Pejë”, rrëfeu ai mes lotësh.