Mesazhet e fundit të policëve serbë të kidnapuar gjatë luftës në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mesazhet e fundit të policëve serbë të kidnapuar gjatë luftës në Kosovë

    Insajderi
    11 February 2016 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Portali serb “KM Novine”  ka hedhur një video-incizim nxitës ku shihen disa persona që sipas tyre janë ish-polic serb me pretendimin se  gjoja u rrëmbyen nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ata e kanë emëruar këtë video që gjendet në rrjetin social youtube me titullin “Incizimi serbëve të kidnapuar në kampin e UÇK-së në Likovc në vitin 1998”.

    Megjithatë, në videon që ata kanë hedhur në internet dhe të cilin e cilësojnë si ekskluzive nuk shihen shenja të maltretimit apo dhunës, raporton Insajderi.

    Sipas informacioneve të tyre në këtë video shihet një person me emrin Zharko Spasiq, i cili në të vërtetë flet për situatën e tij dhe vërehet që dikush ia ka punuar atij duke e lënë në pozitë të keqe.

    Sipas zërit dhe mënyrës se si ai flet, duke përkujtuar që e kanë lënë në pozitë të keqe dhe duke treguar se ka tre fëmijë vërehet që është i zhgënjyer nga dikush.

    “A thua e di ndokush se si jam unë tash. Si jam unë tash i cili kam lënë tre fëmijë, një prej tyre në gjoks të nënës. Unë jam i shkatërruar, i gjallë e i shkatërruar”, shprehej Zharko Spasiq në Majin e vitit 1998.

    Në anën tjetër, flet edhe vëllai i Zharko Spasiqit, Simo Spasiq i cili thotë se vëllai i tij është gjallë, me gjithë faktin se ai nuk e di se ku është.

    “Unë e di që Zharko im është gjallë. Nuk e di saktë ku, por e di që Zharko është gjallë, së paku zemra e tij është gjallë”, tregon Spasiq.

    Në fund të videos shihet edhe një person tjetër, që sipas “KM Novine”, është një ish-polic serb i quajtur Dejan Stojiljkoviq. Ai tregon se gjoja ishte duke u kthyer për në shtëpinë e tij, kur një kontroll e UÇK-së e kishte ndaluar autobusin në të cilin gjendej edhe ai.

    “Në rrugën për kthim në shtëpi, në gjysmë rrugë nga Mitrovica, autobusin e ka ndaluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në të cilin isha edhe unë. Gjatë kontrollit më legjitimoi dhe më lajmëroi në.. nuk e di as unë ku”, thotë personi i identifikuar “KM Novine” si Dejan Stojiljkoviq, sipas tyre polic nga Gjilani./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark