Insajderi
Lajme

Mesazhet e rreme për gjoba, Policia: Mos kryeni pagesa

Insajderi
07 January 2026 - 10:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mesazhet e rreme për gjoba, Policia: Mos kryeni pagesa
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me mesazhet mashtruese për ‘Njoftimin për Gjobat në Trafik’, fushatë kjo që po qarkullon përmes SMS.

Këto mesazhe në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar siç shkruhet nga Autoritetet e Trafikut të Kosovës dhe përmbajnë linqe mashtruese, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët.

Policia ka bërë një thirrje ndaj qytetarëve që:

“të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë;

të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare;

të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve;

të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese; dhe

nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës. Po ashtu, rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt”,  thuhet në njoftim.

May be an image of text that says "iMessage Today 09:17 Njoftim për Gjobë Trafiku Sipas Ligjit për Trafikun Rrugor Kosovës, ndaj jush është regjistruar një shkelje në trafik dhe është lëshuar gjobë. Ju lutemi ta kryeni pagesën brenda afatit përmes kanalit zyrtar: https://ekosova.top/gov Mospagesa në afat do masa shtesë ligjore. sjellë Për ankesa, ndiqni procedurat ligjore përkatëse. Autoritetet e Trafikut e Kosovës https://ekosova.top/gov Ifyoudid not ec this message from an unknown sender, it may be spam. Report Spam"


Lexo edhe...
OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark