Një qytetar në Leposaviq ka raportuar se i është hakuar faqja e tij në rrjetet sociale.
Sipas Policisë së Kosovës, ai gjithashtu kishte pranuar disa ditë më parë mesazhe kërcënuese nga profile të ndryshme.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën pasmesnate, ndërsa policia ka iniciuar hetimet duke e klasifikuar si “Ndërhyrje në sistemin kompjuterik”.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente, dhe është njoftuar edhe prokurori.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është hakuar faqja e rrjetit social, si dhe para disa ditësh kishte marrë sms me përmbajtje kërcënuese nga profile të ndryshme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente,” njofton raporti i Policisë.