Mësohet arsyeja e vrasjes së 41 vjeçarit në Podujevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mësohet arsyeja e vrasjes së 41 vjeçarit në Podujevë

    Insajderi
    18 October 2021 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Siç bëjnë me dije burime të besueshme të Expressit brenda Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore të Prishtinës, vrasja dyshohet se ka ndodhur për probleme pronësore. Ndërsa i dyshuari dhe viktima janë kushërinjë mes vete, thanë tutje këto burime të Expressit.

    Policia ka konfirmuar se viktimë në këtë rast është G.B (mashkull), 41 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    Ndërsa, arrestimi i të dyshuarit B.B., 47 vjeç u bë në fshatin Gërdovc të Podujevës.

    Të njëjtit, i është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

    “Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, është thënë në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark