×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mësohet arsyeja pse Karim Benzema nuk luajti në Ligën e Kampionëve

    Insajderi
    18 February 2024 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Situata e Karim Benzemas te skuadra arabe Al Ittihad ka ndryshuar, por kësaj radhe për të mirë.

    Prej disa javësh, marrëdhënia e tij me Al Ittihad dhe trajnerin Marcelo Gallardo po përkeqësohej dukshëm dhe madje gjatë afatit kalimtar dimëror flitej seriozisht për mundësinë që ai të ndryshojë skuadër.

    Megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi dhe Benzema u rikthye në klub ku qartësuar gjërat me trajnerin Gallardo dhe drejtuesit e klubit.

    Marca thotë se këtë javë sulmuesi ka kryer seanca të mira stërvitore dhe ka mundur të flasë gjatë me trajnerin e tij. Marcelo Gallardo është shprehur i kënaqur dhe ish-lojtari i Real Madrid rikthehet në grup për të qenë pjesë aktive e skuadrës saudite.

    Benzema nuk u grumbullua fare në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Azisë, ku Al Ittihad luajti në Uzbekistan përballë Navbahor Namangan (0-0), transmeton Telegrafi.

    Arsyeja pse francezi nuk u grumbullua për këtë takim ishte se ai nuk kishte stërvitur për një kohë të gjatë me klubin dhe bashkarisht u morr vendimi që ai mos të grumbullohej.

    Gjithsesi ylli francez pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Marcelo Gallardo në sfidën e xhiros së 20-të kur Al Ittihad të dielën pasdite luan ndaj Al Riyadh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark