Mësohet data e ceremonisë së Topit të Artë - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Mësohet data e ceremonisë së Topit të Artë

    Insajderi
    19 May 2025 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërsa sezoni 2024-25 po i afrohet përfundimit, bota e futbollit tashmë po e kthen vëmendjen te ceremonia e Topit të Artë të këtij viti.

    Ndërsa para pak minutave është zbuluar edhe zyrtarisht data e mbatjes së ceremonisë së Topit të Artë.

    Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet me 22 shtator.

    Përpara ceremonisë madhështore ku kurorëzohet fituesi i Topit të Artë, përpilohet një listë fillestare prej 30 kandidatësh për të nxjerrë në pah pretendentët për çmimin prestigjioz.

    Théâtre du Châtelet në Paris do të presë përsëri ceremoninë e Topit të Artë në vitin 2025, duke vazhduar traditën e saj si vendi i evenimentit që nga viti 2019. 

    Vitin e kaluar, Rodri i Manchester Cityt fitoi çmimin individual më prestigjioz në futbollin botëror, duke lënë pas Vinícius Jr. të Real Madridit në një vendim të diskutueshëm që e shtyu anësorin brazilian dhe Los Blancos të bojkotonin çmimin në shenjë proteste.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark