Insajderi
Sport

Mësohet dita se kur do të vendoset emri i ri i trajnerit të Manchester Unitedit

Insajderi
12 January 2026 - 12:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mësohet dita se kur do të vendoset emri i ri i trajnerit të Manchester Unitedit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Manchester Unitedi  është në diskutime të hollësishme me Michael Carrick-un  në lidhje me rolin e trajnerit të përkohshëm.

Ish-mesfushori anglez është tani në pozicionin “pole position” për të marrë përsipër punën për pjesën e mbetur të sezonit.

Bisedime të mëtejshme janë planifikuar me Carrick-un dhe përfaqësuesit e tij sot – nuk ka bisedime të tilla në agjendë për Solskjaer-in tani për tani.

Unitedi shpreson të ketë një njeri të ri në postin e trajnerit deri në fund të së martës, në mënyrë që ai të mund të marrë përsipër stërvitjen të mërkurën dhe të fillojë përgatitjet për derbin e Manchesterit.

Gjatë ditëve të fundit, si Carrick, ashtu edhe Solskjaer janë takuar me Jason Wilcox-in, drejtorin e futbollit të Unitedit, i cili po e udhëheq procesin për të emëruar një trajner të ri. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark