Insajderi
Sport

Mësohet ora kur pritet të fillojë super dueli mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Insajderi
25 July 2026 - 23:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mësohet ora kur pritet të fillojë super dueli mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Boksieri shqiptar i kategorisë së rëndë, Kristian Prenga, do të ngjitet sonte në ring për sfidën më të madhe të karrierës së tij, ku do të përballet me ish-kampionin e botës, Anthony Joshua.

Dueli do të zhvillohet në Arabinë Saudite, në një mbrëmje të madhe boksi ku vëmendja do të jetë te rikthimi i britanikut në ring.

Për Joshuan, kjo përballje ka një rëndësi të veçantë, pasi shërben si përgatitje dhe test para superduelit të shumëpritur me Tyson Furyn, i planifikuar të zhvillohet në fund të këtij viti.

Britaniku hyn në këtë sfidë si favorit i madh, por Prenga ka përpara një mundësi të artë për të treguar vlerat e tij në skenën më të madhe të boksit botëror.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, programi i mbrëmjes mund të pësojë vonesa për shkak të dueleve paraprake, ndërsa përballja mes Kristian Prengës dhe Anthony Joshuas pritet të nisë rreth orës 00:00 sipas kohës lokale në Kosovë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark