Zhurmat që krijohen në natyrë sipas studimeve, mund të ofrojnë përfitime shëndetësore.
“Ka përfitime mjaft të habitshme shëndetësore nën tingujt e natyrës”, thotë Rachel Buxton, një shkencëtare kërkimore në Departamentin e Biologjisë në Carleton.
Tingujt natyral lehtësojnë stresin dhe ofrojnë një sërë përfitimesh shëndetësore. Përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe aftësitë tona njohëse.
“Studimet kanë treguar se zvogëlojnë dhimbjen gjatë procedurave të dhimbshme mjekësore dhe, natyrisht lehtësojnë stresin”, tha shkënctarja Buxton.
Tingujt e ujit sipas studimeve kishin një përfitim më të madh për ndjenjat tona të qetësisë, ndërsa cicërimat e shpendëve kanë ndikim të madh për të lehtësuar stresin dhe bezdinë.
E kundërta është për zhurmat në trafik që mund të kenë pasoja negative në shëndet.
“Ekziston një sasi e konsiderueshme e studimeve që tregojn se tingujt si trafiku, avionët dhe mjetet lundruese mund të kenë pasoja negative shëndetësore”, përfundoi Buxton.