Insajderi
Insporti

Messi rikthehet në “Camp Nou”, a paralajmëroi rikthimin tek Barça me këtë shkrim?

Insajderi
10 November 2025 - 11:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Messi rikthehet në “Camp Nou”, a paralajmëroi rikthimin tek Barça me këtë shkrim?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Leo Messi është rikthyer në stadiumin e Barcelonës, “Camp Nou”, i cili u rinovua së fundmi.

Argjentinasi shkeli në stadiumin ku shkroi historinë, ku theu çdo rekord dhe ku e vulosi emrin e tij si njëri nga lojtarët më të mirë.

Në një nga fjalitë e tij, Leo la të nënkuptohet se ekziston gjasa që të rikthehet në Barcelonë, “jo vetëm për t’u përshëndetur si lojtar”.

“Mbrëmë u ktheva në një vend që më mungon me shpirt. Një vend ku kam qenë jashtëzakonisht i lumtur, ku ju më bëtë të ndihem mijëra herë njeriu më i lumtur në botë. Uroj që një ditë të mund të kthehem përsëri — dhe jo vetëm për t’u përshëndetur si lojtar, ashtu siç nuk munda ta bëj kurrë…”, shkroi në postim Messi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark