Insajderi
Sport

Messi si gjithnjë, e “shtang” portierin me gol – shënon pas rikthimit

Insajderi
07 April 2024 - 10:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Messi si gjithnjë, e “shtang” portierin me gol – shënon pas rikthimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lionel Messi ka shënuar golin e barazimit në ndeshjen Inter Miami-Colorado Rapids, që përfundoi me rezultat 2-2.

Messi shënoi për 1-1 në pjesën e dytë, pasi Rapids ishin në epërsi deri në minutën e 57′, shkruan Gazeta Insajderi.

Pas një pasimi që i erdhi në formë të krosimit të ulët, Messi shënoi me të majtën e artë të tij, ku topi goditi shtyllën e përfundoi në rrjetë.

Fituesi tetë herë i Topit të Artë ka shënuar pas rikthimit, meqë ka munguar në katër ndeshje radhazi për klubin amerikan.

Argjentinasi gjithashtu inicioi aksionin për golin e dytë të Inter Miamit. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark