Pesë herë fituesi i artë, Lionel Messi, ka treguar se askush në Barcelonë nuk dëshiron ta shoh Realin Madridin duke fituar trofe.
Duke iu referuar finales së Ligës së Kampionëve, Messi shpreson që atë finale ta fitojnë djemtë e bashkëkombësit të tij, Diego Simeone.
“Është e qartë se të Barcelona askush nuk dëshiron ta shoh Realin duke fituar trofe”, tha superylli argjentinas për ESPN. “Do të ishte një kënaqësi e madhe nëse Atletiko e mposht Realin”.
Messi më pas komplimenti Diego Simeonen për punën që ka bërë me Atletiko Madridin, duke thënë që “ka arritur të krijojë një skuadër të fortë”. /Insajderi.com